Lojtarët e Chelseat bëjnë iftar në fushë gjatë ndeshjes me Liverpoolin - NACIONALE

Lojtarët e Chelseat bëjnë iftar në fushë gjatë ndeshjes me Liverpoolin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollistët e Chelseas kanë bërë iftar në fushë gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Dy skuadrat angleze po përballen në "Stamford Bridge", me rezultatin momental që është 0:0.

Sidoqoftë, për një moment loja u ndërpre në mënyrë që disa futbollistë të bënin iftar në fushë.

Yjet si Kalidou Koulibaly, N'Golo Kante dhe Reece James të gjithë u panë duke pirë ujë pasi agjëruan tërë ditën.

Sa i përket ndeshjes, Chelsea ka qenë më dominuese deri më tani duke shënuar edhe dy gola, por që u anuluan.

Fillimisht ishte Reece James që shënoi pas 26 minutave lojë, por që u anulua shkaku i një pozite jashtë loje.

Ndërsa, pastaj sulmuesi Kai Havertz realizoi një tjetër gol të bukur mirëpo u anulua për një prekje të topit me dorë gjatë ndërtimit të aksionit.

Kujtojmë, kjo është ndeshja e parë e Chelseas pas shkarkimit të Graham Potterit.

Lajme të ngjashme