Lojërat Olimpike Paris 2024: Donjeta Sadiku e mposht tajlandezen Somnuek dhe kalon në 1/8 e finales
Kosova e ka nisur mbarë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, pasi garuesja Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore në përballjen e saj të parë, duke triumfuar ndaj tajlandezes, Thananaya Somnuek në 1/16 e finales në kategorinë deri në 60 kilogram.
Sadiku fitoi me rezultat 3:2 me vendim të ndarë të gjyqtarëve.
Sadiku ishte e para nga Kosova që doli në skenë në Lojërat Olimpike, dhe kjo është pjesëmarrja e dytë e saj në Olimpiadë, pasi kishte kishte marrë pjesë edhe në ato të kaluarat, por pa arritur të shënonte fitore.
25-vjeçarja e nisi shumë mirë rrugëtimin e saj në Paris, duke dominuar ndaj tajlandezes Somnuek, ku në tre raunde, i fitoi dy, që ishin më se të mjaftueshme për të triumfuar.
Raundi i parë ishte shumë i afërt, me tajlandezen që fitoi me pikë, por Sadiku u kthye furishëm në 3 minutat në vazhdim, duke bërë disa kombinime të mira, teksa luftën e mirë e vazhdoi edhe në raundin e tretë, kështu duke triumfuar në këtë përballje.
Pas kësaj fitore, ajo e vazhdon garën e saj, duke kaluar në 1/8 e finales ku do të përballet me kolumbianen Valdes Pana.
Kujtojmë që Komiteti Olimpik i Kosovës përfaqësohet me nëntë garues në Lojërat Olimpike, duke përfshirë pesë garues nga Xhudo, dy nga noti, një atletikë dhe një boks.
Nesër do ta ketë rendin Distria Krasniqi, për ta filluar mbrojtjen e medaljes së artë, pasi kishte fituar një të tillë në vitin 2021.