Lojërat Olimpike: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërkon që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të respektojë autonominë e sportit
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të respektojë autonominë e sportit pas kërkesës së tyre që të përkrahin mospjesëmarrjen e atletëve të Rusisë dhe Bjellorusisë në Paris 2024.
Sekretarja e Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Lucy Frazer, iu shkroi një letër shefave ekzekutivë të 13 partnerëve botëror të IOC, duke thënë se regjimet nuk duhet të lejohen të përdorin sportin për qëllimet e tyre propagandistike.

“Nuk i takon qeverive të vendosin se cilët atletë mund të marrin pjesë dhe në cilat gara ndërkombëtare”, thuhet ne një deklaratë të IOC.
Në muajin shkurt, Frazer kryesoi një samit prej 36 shteteve, përfshirë Francën, ku lëshuan një deklaratë të përbashkët duke premtuar mbështetjen e tyre për sanksionet e vazhdueshme në ngjarjet sportive ndërkombëtare pas luftës në Ukrainë.
Sipas Frazer, sponsorët olimpik nuk janë të përfshirë në këtë proces vendimmarrës dhe se duhet të jetë përgjegjësi e organizatave sportive të vendosin se cilët atletë të marrin pjesë, bazuar në meritat e tyre sportive.
Atletët rusë u ndaluan pjesërisht në Lojërat Olimpike Rio 2016 për shkak të dopingut të sponsorizuar nga shteti, por disa garues konkurruan si neutral në Tokio 2020./Orselina Lazraj/

