Loftus-Cheek: Ndjenjë e veçantë largimi nga Chelsea pas 20 vitesh, te Milani fillon kapitulli i ri - NACIONALE

Loftus-Cheek: Ndjenjë e veçantë largimi nga Chelsea pas 20 vitesh, te Milani fillon kapitulli i ri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Milanit, Ruben Loftus-Cheeks, që erdhi nga Chelsea ditë më parë, ka thënë se është moment special për të mundësia për t’u larguar nga londinezët pas 20 vitesh në këtë klub, kështu për të filluar një kapitull të ri në karrierë.

Loftus-Cheek pranon se është i lumtur që ka vulosur largimin e tij nga Chelsea ndërsa përgatitet të marrë një sfidë të re në San Siro. Milani, i cili tashmë ka shitur Sandro Tonalin te Newcastle, ra dakord për një tarifë prej afër 20 milionë euro për mesfushorin anglez dhe ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

27-vjeçari tha: “Është një ndjenjë e veçantë për mua, është një kapitull i ri. Isha në Chelsea për 20 vjet të jetës sime, kjo është një kohë e veçantë për mua që përfundimisht të shkëputem nga klubi, të filloj një kapitull të ri në jetën time dhe që të jem në AC Milan është e pabesueshme. Të kem mundësinë të luaj këtu në San Siro, këtë klub të madh, me historinë që ka, legjendat që kanë luajtur për klubin, është një nder të vesh këtë fanellë”.

Ruben Loftus-Cheek Chelsea 2022-23

Loftus-Cheek iu bashkua Chelseat në vitin 2004 si i ri dhe hyri në akademinë e tyre, duke bërë debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2014. Ai vazhdoi të luajë 155 herë për të kaltrit, por i pa minutat e tij të kufizuara sezonin e kaluar, pasi ai bëri vetëm 19 starte në Premierligë. Mesfushori ka bërë edhe 10 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë.

AC Milan Spezia 2022-23

Milani i nis përgatitjet parasezonale me një miqësore kundër Real Madridit më 23 korrik dhe mesfushori anglez pritet ta bëjë debutimin e tij po në atë ndeshje.

Lajme të ngjashme