Llapi synon përmbysjen ndaj Wisla Krakow, publikohen formacionet zyrtare
Nënkampioni i Kosovës, Llapi, sot do ta synojë përmbysjen e rezultatit ndaj Wisla Krakow në shtëpi.
Skuadra e Tahir Batatinës u mposht në udhëtim me rezultat 2:0, me golat që u shënuan në minutën e dytë dhe të fundit.
Wisla Krakow pas rezultatit që mori në shtëpinë e saj, është favorite në letër, ndonëse është skuadër e ligës së dytë polake.
Kur ka mbetur shumë pak deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.
Llapi do të luajë me sistemin 4-2-1-3, ku Elvir Gashijani do të jetë nga minuta e parë në ndeshje.
Llapi (4-2-1-3): Avdyli; Emini, Huseini, Krasniqi, Blakçori; Musolli, Namani; Baftiu; Gashijan, Januzi dhe Maliqi.

Në anën tjetër, Wisla Krakow që ka nevojë vetëm për barazim, ose të mos pësojë humbje me dy gola e me tepër, luan me sistemin 4-2-3-1.
Wisla Krakow (4-2-3-1): Chichkan; Mikulec, Colley, Urygo, Jaroch; Carbo, Sapala; Mlynski, Sukiennicki, Baena; Radado.

Përballja zhvillohet me fillim nga ora 16:30, në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.
Gjyqtar kryesor i takimit është Farrugia Cann nga Malta, i ndihmuar nga dy asistentët Sultana dhe Muscat, ndërsa edhe gjyqtari i katërt Portelli është nga Malta. Në VAR janë dy italianët, Luca Pairetto dhe Matteo Gariglio.