Llapi mposht me rikthim Fushë Kosovën, s’ka fitues në Klinë - NACIONALE

Llapi mposht me rikthim Fushë Kosovën, s’ka fitues në Klinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi ka shënuar fitore me rikthim ndaj Fushë Kosovës (1:2), derisa Dukagjini dhe Liria kanë ndarë pikët në Klinë (0:0).

Skuadra e Tahir Batatinës arriti ta përmbysë epërsinë ndaj Fushë Kosovës, nga 1:0 në 1:2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Fushë Kosova kaloi fillimisht në epërsi përmes Arbenit Krasniqit që realizoi një gol të bukur pas një asistimi të Armend Abazit (28’).

Llapi kishte disa raste në këtë pjesë por që nuk arriti t’i finalizojë. Mirëpo, mysafirët ishin më të mirë në 45-minutëshin e dytë duke shënuar dy herë.

Ilir Blakçori realizoi një supergol nga distanca për të barazuar rezultatin (49’) kurse Muhamet Hyseni vulosi fitoren (76’).

Me këtë fitore, Llapi ngrihet në pozitën e katërt me gjashtë pikë, derisa Fushë Kosova qëndron në fund pa pikë.

Në anën tjetër, Dukagjini dhe Liria e Prizrenit kanë ndarë pikët në stadiumin “18 qershori”.

Ndeshja doli të jetë shumë e barabartë nga minuta e parë, me shumë raste por larg finalizimit.

Dukagjini në fakt arriti të shënojë një gol, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Kështu, Dukagjini zë pozitën e nëntë me një pikë ndërsa Liria vendin e shtatë me dy sosh.

Lajme të ngjashme