Llapi me dy lojtarë më pak e mposht Lirinë e Prizrenit - NACIONALE

Llapi me dy lojtarë më pak e mposht Lirinë e Prizrenit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Lirisë së Prizrenit.

Pavarësisht që ishin me dy lojtarë më pak, skuadra e Tahir Batatinës ia doli të triumfojë me rezultat 2:0.

Liria e nisi për mrekulli takimin duke shënuar me anë të Tjiuzeas mirëpo që u anulua për pozitë ashtë loje.

Problemet me Llapin nisën nga minuta e 25-të, kur Besar Musolli u ndëshkua me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje të rëndë.

Liria kishte rastin e artë për të kaluar në epërsi, mirëpo që Festim Alidema dështoi nga pika e bardhë (50’).

Katër minuta më vonë, mysafirët krijuan një tjetër aksioni të shpejtë duke realizuar por që prapë u anulua për pozitë jashtë loje.

Zhvillohej minuta e 70-të, kur Llapi mori një tjetër karton të kuq – këtë herë me Ahmed Januzin i cili i shkeli këmbën kundërshtarit.

Sidoqoftë, vendasit s’u dorëzuan me Muhamet Hysenin që realizoi nga pika e bardhë për të kaluar në epërsi (77’).

Ndërsa, fitoren e vulosi i sapo kthyeri Valmir Veliu që dribloi edhe portierin për të realizuar nga afërsia (86’).

Me këtë fitore, Llapi renditet në pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë derisa Liria zë vendin e parafundit me gjashtë sosh.

Lajme të ngjashme