Liverpooli triumfon ndaj Brighton, kalon në çerekfinale të Kupës EFL
Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Brighton, për të kaluar në çerekfinale të Kupës EFL.
Skuadra e Arne Slot ishte diçka më e mirë gjatë 90 minutave, ndonëse edhe Brighton u treguan shumë të rrezikshëm në disa raste.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, teksa u shënuan pesë në pjesën e dytë.
Serinë e golave e hapi Cody Gakpo, kur shënoi për 1:0 në minutën e 46-të, i asistuar nga Tyler Morton.
🚨🏴 GOAL | Brighton 0-1 Liverpool | Cody Gakpo
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 30, 2024
WHAT A BEAUTIFUL GOAL FROM CODY GAKPO !!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/t6604XdAct
Holandezi e shënoi edhe golin e dytë personal. Kësaj radhe për 2:0 shënoi në minutën e 63-të.
Simon Adingra e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 81-të.
Luis Diaz e çoi epërsinë e Liverpoolin në dy gola sërish, kur shënoi për 3:1 në minutën e 85-të.
Për rezultatin përfundimtar 3:2 shënoi Lamptey i Brighton, në minutën e fundit të takimit.
Liverpooli me këtë fitore të mundimshme kalon në çerekfinale të kupës EFL.