Liverpooli shënon fitore ndaj Wolves dhe rrëmben vendin e parë në Premierligë - NACIONALE

Liverpooli shënon fitore ndaj Wolves dhe rrëmben vendin e parë në Premierligë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli po vazhdon me paraqitje fantastike këtë sezon të ri të Premierligës. Të kuqtë tani kanë fituar në udhëtim te Wolverhampton 2:1 dhe kështu kanë rrëmbyer vendin e parë në elitën angleze.

Skuadra e Arne Slot erdhi në këtë ndeshje pas një serie të suksesshme prej tri fitoreve radhazi, teksa e çuan në katër numrin e fitoreve me radhë.

Përballja në Molineux nuk ishte më e mira e mundshme për Liverpoolin, ndonëse gjatë 90 minutave ishin më të mirë në krijimin e rasteve dhe posedimin e topit.

Goli i parë i takimit erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur mbrojtësi Ibrahima Konate shënoi për 1:0, i asistuar nga Diogo Jota.

11 minuta pasi filloi pjesa e dytë, Wolves barazoi shifrat me golin e Ait-Nourit.

Por, të kuqtë u kundërpërgjigjën shpejt. Mohamed Salah ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 61-të, për të kthyer epërsinë e Liverpoolit.

Deri në përfundim nuk pati ndryshim në rezultat, me Liverpoolin që triumfoi 2:1, për të rrëmbyer vendin e parë në Premierligë, teksa ndiqet nga Manchester City e Arsenali me nga një pikë më pak.

Lajme të ngjashme