Liverpooli s’e shet Alexander-Arnoldin, Reali e do huazimin e yllit të Milanit
Real Madridi është i interesuar për ta huazuar mbrojtësin Alex Jimenez për të luajtur në vendin e Dani Carvajal, me skuadrën e Carlo Ancelottit që e ka pranuar se nuk kanë gjasa për ta marrë Trent Alexander-Arnold në janar.
Sipas “AS”, skuadra madrilene është shumë e interesuar për ta huazuar Jimenez për pjesën e mbetur të sezonit 2024/25.
19-vjeçari ka luajtur si mbrojtës i majtë dhe sulmues te Milani, ndërsa e njeh mirë Madridin shkaku që kaloi 10 vite në ekipin e të rinjve para se t’iu bashkohet “Rossonerëve” në vitin 2023.
Spanjolli në fakt kaloi te Milani në formë huazimi me opsion blerje, që u aktivizua në vitin 2024 për 5 milionë euro. Madridi e ka klauzolën e riblerjes që nënkupton se mund të nënshkruajnë për 9 milionë euro në verë, ose 12 milionë në verën e vitit 2026.
Sidoqoftë, Reali ka interesim vetëm për huazim shaku që mbeten të etur për të nënshkruar me Alexander-Arnold në verë.
Anglezi do të jetë agjent i lirë në verë kurse deri më tani ka refuzuar disa oferta rinovimi.