Liverpooli rivalizon Man Unitedin për Joao Pedron - NACIONALE

Liverpooli rivalizon Man Unitedin për Joao Pedron

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli është duke planifikuar të nënshkruajë me sulmuesin e Brightonit për të nënshkruar me Joao Pedron.

Pedro ka katër gola dhe tre asistime në nëntë ndeshje, mirëpo që disa javë është në “radarin” e Man Unitedit.

Sipas “UOL Esporte”, Pedro ka fituar edhe vëmendjen e Liverpoolit, që e kanë bërë afrimin e brazilianit një ndër top prioritetet para sezonit 2025/26.

“Reds” presin negociata të vështira me Brightonin kësisoj pritet t’i nisin qysh në janar me shpresën që deri në qershor të mbyllet e tërë marrëveshja.

Nuk është hera e parë që Liverpooli po e tenton transferimin e Pedros, ngase njëjtë kishin vepruar në vitin 2019, kur provuan ta rrëmbenin nga Fluminese, por që lojtari atë kohë kishte arritur marrëveshje me Watfordin.

Kishte spekulime se hierarkia e Liverpoolit nuk ka besim të plotë të lojtarët që vijnë direkt nga Amerika Jugore, prandaj edhe kjo shkaktoi konflikt që marrëveshja të dështoi.

Sidoqoftë, situata ka ndryshuar me Pedron që shihet si ideali për taktikat e Arne Slot. Tekniku holandez ende nuk ka gjetur një titular të padiskutueshëm, kësisoj po bën ndryshime mes Luis Diaz, Darwin Nunez dhe Diogo Jotas.

Lajme të ngjashme