Liverpooli merr lajmin e hidhur, Alisson mungon për gjashtë javë
Portieri i Liverpoolit Alisson Becker pritet të mungojë për gjashtë javë shkaku i lëndimit, kësisoj do t’i humbasë dy derbit ndaj Chelseas, respektivisht Arsenalit.
Braziliani u lëndua në fitoren 1:0 ndaj Crystal Palacet, ku u detyrua të zëvendësohet ën pjesën e dytë.
Raportimet në Britani thonë se Alisson nuk do të jetë në gjendje të luajë së paku deri në muajin tjetër.
Kjo nënkupton, se ndeshja e parë kur Alisson do të rikthehet do të jetë udhëtimi për te Southamptoni, më 24 nëntor.
Liverpoolin gjatë kësaj kohe e presin disa përballje të vështirë, si ndaj Chelseas më 20 tetor e pastaj Arsenalit një javë më vonë, si dhe do të zhvillojnë dy përballjet e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut e Bayer Leverkusenit.
Alisson Becker and Alexis Mac Allister will undergo further assessment to determine the severity of the injuries they sustained at Selhurst Park ⤵️
— Liverpool FC (@LFC) October 5, 2024
Caoimhin Kelleher, që mungoi gjithashtu ndaj Palace shkaku që ishte i sëmurë pritet të jetë zëvendësuesi i brazilianit gjatë kësaj kohe.
“Duhet të presim por do të kthehet pas disa javëve. Është natyrisht portieri ynë i parë, më i miri në botë. Është goditje kur lëndohet, jo vetëm për të por edhe për ne si skuadër”, kishte thënë Slot pas fitores ndaj Palace.
Liverpooli në anën tjetër ka mbledhur 18 pikë, një më shumë se Man City e Arsenali.