Liverpooli jep “dritën jeshile”, Napoli nis negociatat për Chiesan
Drejtori i Napolit Giovanni Manna thuhet se ka kontaktuar agjentin e Federico Chiesas për të diskutuar një huazim në janar, me Liverpoolin që nuk do ta pengojë lojtarin.
“Calciomercato” raporton se “Napolitanët” e pëlqejnë shumë italianin dhe kanë mbajtur diskutime të hershme me agjentin Fali Ramadani.
Chiesa ka vuajtur për minuta në këtë pjesë të parë të sezonit te Liverpooli, shumica shkaku i problemeve me lëndimeve sidoqoftë edhe “Reds” janë gati për ta lejuar të huazohet në Itali për pjesën e mbetur të sezonit me shpresën që lojtari të gjejë formën që kishte dikur te Juventusi.
Edhe pse marrëveshja është ende në fazë të hershme, raportohet se agjenti Ramadani do të takohet me klubin e Premierligës për të mësuar për planin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
Problemi kryesor shihet paga e italianit, me Napolin që nuk dëshiron t’ia paguajë tërë pagën andaj duhet ta bindin Liverpoolin për të kontribuar.
Chiesa aktualisht përfiton 7.5 milionë euro për sezon, kurse ka kontratë në “Anfield” deri në vitin 2028.