Liverpooli fiton ndaj Southamptonit, avancon në gjysmëfinale të Carabao Cup - NACIONALE

Liverpooli fiton ndaj Southamptonit, avancon në gjysmëfinale të Carabao Cup

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli ka triumfuar në udhëtim te Southamptoni për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup.

“Reds” zhvilluan një tjetër paraqitje solide, pavarësisht që epilogu përfundimtar doli të jetë vetëm 1:2.

Darwin Nunez me një gol të bukur i dha epërsinë Liverpoolit për ta zhbllokuar rezultatin (24').

Ndërsa, ishte Harvey Elliott që dyfishoi epërsinë me një goditje fantastike, ku e la të shtangur portierin vendas (32’).

Southampton tentoi të këndellet por e tëra që bëri ishte goli i nderit i shënuar nga Cameron Ancher, që realizoi një solo gol të bukur (58’).

Tutje, Liverpooli dominoi në posedim, si dhe kishte disa mundësi shënimi mirëpo larg konkretizimit.

Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Arne Slot i bashkohet Arsenalit dhe Newcastle Unitedit në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

Lajme të ngjashme