Liverpooli fiton me përmbysje ndaj LASK, Lukaku shënon në fitoren e Romës kundër Sheriff
Liverpooli dhe Roma kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre të para në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës, ndaj skuadrave respektive LASK e Sheriff.
Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me përmbysje të rezultatit 3:1 ndaj skuadrës austriake, ndërsa Roma me rezultat 2:1 ndaj Sheriff, ku Lukaku shënoi golin e fitores.
LASK – Liverpool
Liverpooli e nisi më mirë ndeshjen në minutat e para, por vendasit shënuan gol të bukur, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi.
Flecker në minutën e 14-të shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, pas një harkimi të bukur nga këndi prej Horvath.
Në pjesën e dytë, të kuqtë reaguan, duke shënuar tre gola dhe për ta fituar ndeshjen me përmbysje.
Ishte Darwin Nunez që shënoi fillimisht në minutën e 56-të nga penalltia, për të barazuar në 1:1.
Vetëm pak minuta më pas, saktësisht në minutën e 63-të, Ryan Gravenberch bëri një asistim të bukur, Luis Diaz që shënoi nga afërsia për 2:1.
Për rezultatin final u kujdes Mohamed Salah, kur shënoi në minutën e 88-të për 3:1.
Sheriff – Roma
Skuadra e Jose Mourinhos, e ka nisur mirë sezonin e ri të Ligës së Evropës.
Ata fituan në një udhëtim të vështirë te Sheriff me rezultat 2:1.
Ishte Leandro Paredes që shënoi në fundin e pjesës së parë për 1:0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Leandro Paredes gives AS Roma the lead vs Sheriff.#EuropaLeaguepic.twitter.com/WX68NiRvGJ
— $ (@samirsynthesis) September 21, 2023
Vendasit arritën ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë, kur Tovar shënoi për 1:1 në minutën e 57-të.
Por për fitoren e nënkampionit të Ligës së Evropës, u kujdes Romelu Lukaku, që shënoi golin e parë me Romën në Ligë të Evropës dhe të rezultatit përfundimtar 2:1 në minutën e 65-të.
⚽️ | GOAL - LUKAKU
— FOOTY HUB (@Footyhub01) September 21, 2023
SHERIFF 1-2 ROMA#SHEROM #UELpic.twitter.com/ZyN5LOMZ5q

