Liverpooli e eliminon Arsenalin nga FA Cup - NACIONALE

Liverpooli e eliminon Arsenalin nga FA Cup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool e ka eliminuar Arsenalin nga 1/32 e finales së FA Cup.

Edhe pse “Topçinjtë” ishin më të mirë duke krijuar më shumë raste sidomos në pjesën e parë, pësuan humbje me rezultat 0:2.

Arsenal dominoi në të gjitha aspektet në pjesën e parë duke pasur raste të njëpasnjëshme, por që s’i finalizoi.

Kai Havertz kishte disa raste nga afërsia por si në shumicën e ndeshjeve dështoi të realizonte.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, ku Liverpool për një kohë edhe u këndell duke pasur posedimin dhe rastet më të mira.

Fytyra tragjike për Arsenalin rezultoi të jetë qendërmbrojtësi Jakub Kiwior që shënoi autogol në përpjekje për ta larguar harkimin e Trent Alexander-Arnold nga gjuajtja e lirë.

Derisa Arsenal tentoi ta barazonte, Liverpool krijoi një kundërsulm në fund me Luis Diaz që realizoi pas asistimit të Diogo Jotas (90+5').

Kësisoj, Arsenal eliminohet edhe nga FA Cup derisa Liverpool kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.

Tani, skuadrës së Mikel Artetas i mbetet të shpresojë vetëm për Premierligën ose Ligën e Kampionëve ose do ta kalojë edhe një tjetër sezon pa trofe.

Lajme të ngjashme