Liverpooli bindës ndaj Southamptonit, ‘prek’ çerekfinalen
Liverpool ka shënuar një tjetër fitore, këtë herë në shtëpi ndaj Southamptonit në kuadër të FA Cupit.
Pavarësisht mungesave të shumta, “Reds” vazhdojnë të jenë të pandalshëm duke triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Southamptonit dhe njëkohësisht siguruar “biletën” për në çerekfinale.
Liverpool luajti me shumicën e lojtarëve të ekipit të dytë, por arriti ta dominojë skuadrën e Premierligës.
Mysafirët e nisën më mirë, me Sulemana dhe Mara që kishin disa raste shënimi mirëpo që dështuan t’i finalizojnë.
Mirëpo, me një aksion të bukur Louie Koumas kaloi Liverpoolin në epërsi pas asistimit të Bobby Clark.
Vendasit vazhduan me të njëjtin intensitet të lartë, me Jayden Danns që realizoi një parabolë fantastike për ta dyfishuar epërsinë (73’).
I njëjti edhe e vulosi fitoren krejt në fund duke përfituar nga një top i kthyer dhe me një goditje të fuqishme s’i dha asnjë shans portierit mysafir (88’).
Kësisoj, Liverpool bëhet vetëm skuadra e fundit që siguron kualifikimin në çerekfinale – ku do të përballet me rivalin e urryer Manchester United.