Liverpooli afër të fitojë miliona nga transferimi që i kushtoi vetëm 100 mijë euro
Liverpooli është në rrugë të regjistrojë profit të madh në një futbollist që i kushtoi vetëm 100 mijë euro, pesë vite më parë.
Ki-Jana Hoever u ndërtua në akademinë e Ajaxit dhe shpejt tërhoqi interesimin e klubeve elitare evropiane.
Liverpooli fitoi garën për të sepse mbrojtësi ende nuk kishte nënshkruar marrëveshje profesionale, me "Të Kuqtë" që u desh të paguanin një shumë të vogël kompensimi për t'i siguruar shërbimet e tij.
Por, pavarësisht se Jurgen Klopp e etiketoi atë si "me vetëbesim" dhe "kënaqësi të shikohet", po ashtu edhe Hoever që u bë golashënuesi i katërt më i ri i Liverpoolit, asnjëherë nuk arriti të stabilizohet si duhet në 'Anfield'.
Holandezi bëri katër paraqitje në total dhe iu bashkua Wolves për një shumë prej 10 milionë eurove, kur Diogo Jota kaloi te Liverpooli nga 'Molineaux' për 45 milionë euro.

Ai dështoi të tregonte veten te "Ujqit", dhe u dërgua në huazim te PSV për këtë sezon. 20-vjeçari ka luajtur 196 minuta në Eredivise dhe nëse vendos ta shndërrojë transferimin në permanent, Liverpooli do të përfitonte.
Sipas 'Daily Star', marrëveshja është se Wolves duhet ta paguajë Liverpoolin 15% të çfarëdo shume mbi 10 milionë euro për shkak të një klauzole të shitjes të përfshirë brenda kontratës.
Hoever, i cili mund të luajë në krah të djathtë dhe qendër të mbrojtjes, bëri 20 paraqitje për Wolves por nuk u vlerësua lart nga trajneri Bruno Lage.

Në fakt, Lage fajësoi lojtarin për lëndime dhe kritikoi etikën e punës së tij.
"Lëndimet mund të ndodhin, por ky ndodhi sepse ai nuk është i përgatitur", tha Lage.
"Sepse nganjëherë Ki nuk punon me intensitet të njejtë. Bota moderne, ata duan gjithçka sa më shpejt që është e mundur. Harrojnë të vazhdojnë të punojnë shumë.
"Nuk është veç Ki, ka edhe të tjerë në skuadër që kanë nevojë të kuptojnë se unë nuk humb kohë me njerëz që nuk punojnë shumë çdo ditë për t'u përmirësuar".