Liverpooli afër marrëveshjes me Valencian për Mamardashvilin
Liverpooli është duke e mbyllur marrëveshjen për të nënshkruar me portierin Giorgi Mamardashvili nga Valencia.
“Athletic” raporton se marrëveshja do të mbyllet për 40 milionë euro, me portierin që do të qëndrojë te Valencia edhe për sezonin 2024/25 si pjesë e marrëveshjes, para se t’i bashkohet Liverpoolit zyrtarisht sezonin tjetër.
Liverpooli gjithmonë e ka bërë të qartë se duan që Mamardashvili të arrin në vitin 2025, meqenëse statusi i Alisson është i paprekshëm si portier kryesor.
31-vjeçari ka kontratë deri më 2027 dhe deri më tani ka qenë titullar, duke e lënë Caoimhin Kelleher si portier i dytë. Ky i fundit përndryshe nuk do të rinovojë dhe pritet të shitet në vitin 2025.
Newcastle United, Atletico Madrid, Real Madrid, Bayern Munich dhe Inter Milan në të kaluarën kanë shprehur interesim për Mamardashvilin.
Ndërkohë, Valencia është e përgatitur për sezonin tjetër ngase ka transferuar portierin e Maqedonisë së Veriut Stole Dimitriveski si agjent të lirë nga Rayo Vallecano.
Mamardashvili e mbajti 13 herë portën e paprekur në 37 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar.
Ndërkohë, sa i përket “Euro 2024”, bëri 30 pritje në katër ndeshje zyrtare, me Gjeorgjinë që u eliminuan nga Spanja në raundin e 16-të.