Liverpool triumfon ndaj Burnleyt - NACIONALE

Liverpool triumfon ndaj Burnleyt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shënuar fitore në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.

“Reds” edhe ishin më dominues nga fillimi, për të fituar në fund me rezultat komod 0:2.

Liverpool e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë, me Darwin Nunez që realizoi një gol nga distanca pas një asistimi të Gakpos.

Liverpool vazhdoi të ishte më e rrezikshme, ku shënuan përmes Gakpos por që u anulua shkaku i një faulli brenda zonës.

Një rast të artë e kishte edhe Mo Salah megjithatë goditi vetëm traversën duke dështuar ta finalizonte.

Mysafirët vazhduan me të njëjtën posedim edhe në pjesën e dytë, duke realizuar përmes Harvey Elliott por prapë u anulua, këtë herë shkaku i një pozite jashtë loje.

Fitoren e vonshme të Liverpoolit e vulosi Diogo Jota nga një pozitë jo e favorshme pas asistimit të Diazit (90+1’).

Liverpool tani merr kreun e Premierligës me 42 pikë derisa Burnley renditet në pozitën e 19-të me 11 sosh.

Lajme të ngjashme