Liverpool triumfon ndaj Aston Villas
Liverpool ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Aston Villas, në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë.
“Reds” triumfuan me rezultat bindës 3:0, sfidë që e dominuan nga minuta e parë.
Mesfushori Dominik Szoboszlai realizoi një gol fantastik nga distanca për të kaluar Liverpoolin në epërsi pas vetëm tre minutave lojë pas një harkimi të Alexander-Arnoldit.
Liverpool vazhdoi me këtë dominim duke dyfishuar epërsinë me një autogol të Matty Cash, që e dërgoi topin brenda rrjetës në përpjekje për ta larguar nga goditja e Darwin Nunez (22’).
Aston Villa kishte një mundësi të artë shënimi me John McGinn, por ky i fundit dështoi duke e goditur traversën.
Fitoren e vendasve e vulosi Mohamed Salah pas një asistimi të saktë të Nunezit (55’).
Me këtë fitore, Liverpool ngrihet në pozitën e tretë në Premierligë me 10 pikë, derisa Aston Villa bie në pozitën e 11-të me gjashtë sosh.
Në ndeshjen e radhës, që është pas pushimit ndërkombëtarë Liverpool do ta nis si mysafir i Wolves, derisa Aston Villa e pret Crystal Palace.