Liverpool triumfon me rikthim në gjysmëfinalen e parë ndaj Fulhamit - NACIONALE

Liverpool triumfon me rikthim në gjysmëfinalen e parë ndaj Fulhamit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Fulhamit, në kuadër të gjysmëfinales së parë për EFL Cup (Carabao Cup).

Derbi anglez ishte i barabartë nga minuta e parë, me të dy skuadrat që kishin raste shënimi.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me Willian që përfitoi nga një gabim i Virgil van Dijk, duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Pereiras (19’).

Liverpool kishte disa raste shënimi në këtë pjesë por që assesi s’ia doli.

Megjithatë, “Reds” ishin shumë më të mirë në pjesën e dytë duke dominuar në të gjitha aspektet.

Fillimisht talenti Curtis Jones barazoi rezultatin pas asistimit të Darwin Nunezit (68’).

Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë Cody Gakpo përmbysi epërsinë pas një tjetër asistimi të uruguaianit (71’).

Liverpool kësisoj fiton derbin e parë, megjithatë avancimin në finale duhet ta sigurojë në ndeshjen kthyese.

Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet më 24 janar, kurse fituesi do të përballet me skuadrën që e fiton gjysmëfinalen tjetër (Chelsea – Middlesbrough).

Lajme të ngjashme