Liverpool pret që Mo Salah të qëndrojë edhe sezonin tjetër
Liverpool pret që sulmuesi Mohamed Salah të qëndrojë këtë verë dhe po planifikojnë ta kenë si pjesë të skuadrës për sezonin tjetër.
31-vjeçari ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës dhe spekulimet veçse janë rritur se do të largohet, me Arabinë Saudite si opsioni kryesor.
Megjithatë, “Athletic” raporton se Liverpool nuk pret që egjiptiani të qëndrojë, meqenëse nuk ka dhënë asnjë indikacion që do të largohet.
Salah vazhdon të jetë i lidhur me një kalim në Arabi pavarësisht që në verë i dështoi kalimi te Al Ittihad.
Klubet arabe vazhdojnë ta vëzhgojnë nga afër situatën e Salah, por në rast që dëshiron të qëndrojë edhe verën tjetër, atëherë do të preferojnë të presin deri në vitin 2025 kur të bëhet agjent i lirë dhe të mos shpenzojnë ndonjë vlerë të lartë për të siguruar shërbimet e tij.
Liverpool fully expect Mohamed Salah to stay this summer and are planning on the basis of him being part of their squad for next season.#LFC
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) April 29, 2024
More from @David_Ornstein ⬇️
Situata e Salahut pritet të kuptohet në javët në vijim sapo drejtori i ri sportiv Richard Hughes të nis punën, ku është ndër prioritetet pranë Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold, që gjithashtu do të bëhen agjent të lirë në verë.
Përndryshe, Salah pritet të ketë edhe diskutime me trajnerin e ri Arne Slot, i cili do ta zëvendësojë Jurgen Kloppin, ku egjiptiani kishte disa probleme me këtë të fundit në përballjen ndaj West Hamit.
Salah ka shkëlqyer edhe këtë sezon duke shënuar 29 gola në 49 paraqitje për shtetin dhe klubin në të gjitha garat.