Liverpool përgatit ofertë për Franck Kessien - NACIONALE

Liverpool përgatit ofertë për Franck Kessien

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Liverpool raportohet se janë duke përgatitur një ofertë për të nënshkruar me yllin e Barcelonës Franck Kessie.

James Milner, Alex Oxlade-Chambarlain dhe Naby Keita do të largohen në afatin e verës, me Jurgen Klopp që dëshiron të sjellë se paku dy alternativa.

Ylli i Brightonit Alexis Mac Allister pritet të jetë transferimi i parë pasi kanë arritur marrëveshje verbale.

Ndërsa, “Sport” raporton se Liverpool ka përgatitur një ofertë edhe për Kessien e Barcelonës në vlerën e 35 milionë eurove.

Në perspektiven personale, lojtari i Bregut të Fildishtë nuk është që ka kaluar shumë mirë në sezonin e parë në “Camp Nou”, duke qenë titullar vetëm 10 herë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht largimit të Sergio Busquets, Xavi Hernandez nuk e sheh Kessien në formacionin bazë andaj është duke kërkuar një mesfushor të ri për në verë.

Barcelona është afër të nënshkruajë me Ruben Nevesin e Wolves, andaj që të ketë vend në formacionin bazë shpreson ta shesë sa më parë Kessien.

Raporti shton se edhe Xavi ka komunikuar me lojtarin duke i treguar planet e klubit dhe që ai nuk është pjesë e tyre.

Ndërkohë, Liverpool e vlerëson Kessien si një transferim i duhur shkaku i gjendjes financiare pasi nuk mund të garojë për transferimin e dyshes Moises Caicedo nga Brighton apo edhe Jude Bellingham të Borussia Dortmundit.

Lajme të ngjashme