Liverpool në negociata të avancuara për transferimin e Dominik Szoboszlai - NACIONALE

Liverpool në negociata të avancuara për transferimin e Dominik Szoboszlai

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool është duke shpresuar ta kompletojë marrëveshjen me RB Leipzigun për mesfushorin Dominik Szoboszlai, që tani duket më e mundshme se ditët e fundit.

Falë paraqitjeve fantastike për RB Leipzigun dhe kombëtaren e Hungarisë, 22-vjeçari ka fituar vëmendjen e top gjigantëve evropian me Newcastle United që deri vonë ishte favoriti.

Sidoqoftë, tani “Athletic” raporton se skuadra e Eddie Howe është larguar nga gara, prandaj Liverpooli e ka marrë avantazhin për ta kompletuar këtë nënshkrim.

Një marrëveshje e tillë javën e kaluar është parë si tejet e vështirë, por tani situata në klub ka ndryshuar dhe Liverpool është duke konsideruar të nënshkruajë edhe me një tjetër yll.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është në fazën e avancuar dhe nuk ka probleme në aspektin personal me lojtarin, që ka mbetur vetëm që dy klubet të pajtohen për kartonin e lojtarit.

Szoboszlai ka një klauzolë lirimi në vlerën e 70 milionë eurove që Liverpooli nuk preferon ta paguajë, mirëpo gjiganti gjerman ndoshta do të kërkojë që t’iu plotësohet se paku kjo kërkesë.

Hungarezi ka shënuar 10 gola në të gjitha garat, duke barazuar rekordin e edicionit të kaluar me Leizpigun në Bundesliga dhe Liga e Kampionëve.

Duke folur në fillimin e muajt, Szoboszlai e pranoi se do të ishte i hapur për një lëvizje te ndonjë klub i madh.

“Ka gjithnjë spekulime për lojtarë dhe klubet në futboll. Mendoj se çdo djalë ëndërron një klub të madh, qoftë në Spanjë, Angli ose Gjermani. Janë tërë ato klube të mëdha në top pesë ligat”.

“Tani jam në Gjermani në një nga top tre klubet më të mira, por e dini se futbolli është i shpejtë, prandaj shumë gjëra mund të ndodhin në çdo kohë”.

Lajme të ngjashme