Liverpool ndalet nga Brightoni
Liverpool është ndalur në një barazim në udhëtim te Brighton, në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.
Ndeshja ishte shumë e zjarrtë nga minuta e parë, me të dy skuadrat që kishin raste të njëpasnjëshme me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.
Brighton e nisi më mirë duke kaluar në epërsi Simo Adingra, që përfitoi nga një gabim amator i mysafirëve dhe shënuar lehtësisht në portën e Alisson (21’).
Sidoqoftë, Liverpool e barazoi rezultatin me anë të Mohamed Salah që u asistua për mrekulli nga Darwin Nunez (40’).
“Reds” pastaj përmbysen rezultatin pasi egjiptiani shënoi sërish, këtë herë nga pika e bardhë (45+1’).
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, ku si Brighton ashtu edhe Liverpool zhvilluan lojë edhe më të hapur e shumë aksione, edhe pse vetëm një përfundoi brenda rrjetës.
Leëis Dunk realizoi golin e barazimit për vendasit pas një harkimi fantastik të Solly March (78’).
Kësisoj, Liverpool merr pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë derisa Brighton renditet në vendin e gjashtë me 16 sosh.