Liverpool merr fitoren e radhës, triumfon ndaj Nottingham Forestit - NACIONALE

Liverpool merr fitoren e radhës, triumfon ndaj Nottingham Forestit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë.

“Reds” triumfuan me rezultat bindës 3:0, sfidë që e zhvilluan nga minuta e parë.

Liverpool nisi të jetë agresive nga fillimi me Darwin Nunez që kishte dy shënimi nga afërsia, por dështoi t’i finalizonte.

Ishte Diogo Jota që kaloi “Reds” në epërsi duke realizuar në portën e zbrazur pasi u gjend në vendin e duhur (31’).

Vetëm katër minuta më vonë, Dominik Szoboszlai dhuroi një asistim fantastik te Nunez, që dyfishoi epërsinë (35’).

Fitoren e gjigantit anglez e vulosi ylli i skuadrës Mohamed Salah që përfitoi nga një gabim amator i portierit Matt Turner (77’).

Liverpool me këtë fitore merr pozitën e tretë në Premierligë me 23 pikë derisa Nottingham Forest bie në vendin e 16-të me 10 sosh.

Lajme të ngjashme