Liverpool me mund mposht Bournemouthin, Chelsea eliminon Blackburnin
Liverpool më shumë vështirësi ka eliminuar Bournemouthin, derisa Chelsea triumfoi ndaj Blackburn në kuadër të 1/8 së finales të Carabao Cup.
“Reds” fituan me rezultat të ngushtë 1:2 në udhëtim te Bournemouth.
Mysafirët ishin më të rrezikshëm nga minuta e parë duke pasur disa raste shënimi, por që iu mungonte konkretizimi.
Cody Gakpo u gjend në vendin e duhur për të kaluar Liverpoolin në epërsi (31’).
Bournemouth ishte më e mirë në pjesën e dytë duke tentuar disa kundërsulme të shpejta, dhe me plot meritë barazoi rezultatin me anë të Kluivert që u asistua nga Scott (64’).
Sidoqoftë, gjashtë minuta më vonë Darwin Nunez bëri heroin me një eurogol nga distanca (70’).
Kësisoj, Liverpool kalon në çerekfinale dhe kundërshtarin do ta mësojë shumë shpejtë.
Në anën tjetër, Chelsea iu është kthyer fitoreve duke e eliminuar Blackburnin me rezultat 2:0.
Beoit Badiashile kaloi “Blutë” në epërsi me një gol nga afërsia, duke përfituar nga një top i humbur (30’).
Kurse, fitoren e vulosi sulmuesi Raheem Sterling pas një asistimi të bukur të Cole Palmer, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje (59’).
Si Chelsea ashtu edhe Liverpool kundërshtarët do t’i mësojnë pas hedhjes së shortit.