Liverpool me hap fals në garën për titull, ndalet nga Unitedi - NACIONALE

Liverpool me hap fals në garën për titull, ndalet nga Unitedi

3 javë më parë

nga NACIONALE

Liverpool nuk ka arritur t’i fitojë pikët e plota në udhëtim te Manchester Unitedi, në kuadër të derbit së rivalëve të urryer në Premierligë.

“Reds” edhe pse ishin më të mirë dështuan t’i finalizonin rastet e shumta, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.

Liverpool e nisi në mënyrë fantastike duke kaluar në epërsi përmes Luis Diaz, që shënoi një eurogol pas asistimit të Nunezit (23’).

Mysafirët kishin raste për të shënuar edhe së paku dy gola në këtë pjesë, mirëpo që Andre Onana bëri heroin duke bërë pritje të njëpasnjëshme.

Man United në pjesën e dytë e nisi më mirë, duke e barazuar rezultatin përmes Bruno Fernandes që realizoi nga distanca pas një gabimi amator të Quensah (50’).

United arriti edhe ta përmbyste këtë epërsi me Kaibbo Mainoo, që shënoi një gol të mrekullueshëm (67’).

Megjithatë, Wan-Bissaka pastaj shkaktoi një penallti me një ndërhyrje te Elliott, nga e cila i pagabueshëm ishte Mo Salah (84’).

Me këtë pikë, Liverpool tani bie në pozitën e dytë me 71 pikë derisa Unitedi qëndron në vendin e gjashtë me 49 sosh.

Lajme të ngjashme