Liverpool kualifikohet në finalen e Carabo Cup - NACIONALE

Liverpool kualifikohet në finalen e Carabo Cup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool me mund ka eliminuar Fulhamin për të siguruar finalen e Carabao Cup.

“Reds” triumfuan falë rezultatit të përgjithshëm 2:3, meqenëse fituan përballjen e parë 2:1 në “Anfield”, ndërsa të mërkurën mbrëma nxorën një barazim 1:1 në udhëtim

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp me plot meritë avancoi tutje meqenëse dominoi shumicën e kohës, pavarësisht që kishte shumicën e lojtarëve të rinj.

Luis Diaz i dha epërsinë mysafirëve pas një aksioni të shpejtë, duke përfituar nga një asistim i të riut Quansah (11’).

Fulham u këndell vonë duke shënuar përmes Diop që u asistua nga Wilsoni (77’).

Vendasit tentuan deri në fund që ta barazonin për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, mirëpo që assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen mysafire.

Kështu, Liverpool siguron finalen e parë për këtë sezon – ku do të përballen me Chelsean që ka eliminuar të martën Middlesbroughin.

Finalja e madhe zhvillohet si zakonisht në "Wembley" më 25 shkurt 2024.

Lajme të ngjashme