Liverpool kthehet te fitorja, triumfon ndaj Fulhamit - NACIONALE

Liverpool kthehet te fitorja, triumfon ndaj Fulhamit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shënuar fitore në udhëtim te Fulham, për të mbetur në garën për titullin kampion në Premierligë.

Pas humbjes nga Palace dhe eliminimit nga Liga e Evropës, “Reds” triumfuan me rezultat 1:3 te Fulhami.

Trent Alexander-Arnold me një gol të bukur i dha epërsinë mysafirëve pas 32 minutave lojë.

Megjithatë, Fulham e barazoi rezultatin përmes Timothy Castagne, që u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje precize e mposhti Alissonin (45+2’).

Mirëpo, Liverpool ishte shumë herë më e mirë në pjesën e dytë duke e dominuar në të gjitha aspektet. Ryan Gravenberch realizoi një eurogol për t’i kthyer epërsinë mysafirëve (53’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Diogo Jota pas një pasimi të saktë të Cody Gakpos (72’).

Fulham mund të kthehej sërish në lojë, mirëpo Muniz dështoi keq nga afërsia. Ndërsa, shqiptari Armando Broja u la në stol gjatë tërë ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool merr pozitën e dytë me 74 pikë, aq sa ka edhe Arsenali ndërsa Fulham renditet në vendin e 12-të me 42 sosh.

Lajme të ngjashme