Liverpool jep "shenja jete", Mo Salah shënon gol të bukur
Liverpool ka arritur ta ngushtojë epërsinë në derbin ndaj Arsenalit që po zhvillohet në "Anfield".
Ishte sulmuesi Mohamed Salah që shënoi një gol nga afërsia tre minuta pa përfunduar koha e rregullt.
E tëra nisi me një aksion të shpejtë, ku Jordan Henderson arriti ta pasojë te egjiptiani, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia (42').