Liverpool ia mësyn yllit të Chelseas
Liverpool është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Chelseas Levi Colwill gjatë këtij afati kalimtar dimëror.
20-vjeçari shpejtë ka gjetur vend në formacionin e Pochettinos, duke zhvilluar 27 paraqitje këtë sezon, ku në 23 prej tyre ishte nga minuta e parë.
Liverpool kishte shprehur interesim për anglezin edhe gjatë vitit 2019, por që lojtari atëherë vendosi të rinovonte kontratën me “Blutë” e Londrës.
Sidoqoftë, sipas “talkSport” Liverpool vazhdon ta shikojë nga afër situatën e Colwill dhe do të tentojnë të bëjnë një lëvizje gjatë këtij muaji.
Joel Matip e ka humbur sezonin derisa mbrojtësit e krahut Andy Robertson dhe Kostas Tsimikas gjithashtu janë të lënduar.
Kësisoj, Livepool e sheh lojtarin si adekuati meqenëse luan në dy pozita, qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë.
Megjithatë, nuk ka ndonjë indikacion nëse Chelsea do ta pranonte shitjen ose qoftë huazimin deri në fundin e sezonit
Problemi i vetëm që mund të ndikojë te londinezët janë rregullat e fair-play financiar prandaj edhe lojtarët si Armando Broja dhe Conor Gallagher janë të lidhur me largimin nga “Stamford Bridge”.
Broja ka qenë i lidhur me kalimin te Fulham, West Ham ose Wolves derisa Gallagher pëlqehet nga Tottenhami.
Në të njëjtën kohë, Colwill më shumë gjasë do të jetë titullar në gjysmëfinalen ndaj Middlesbrough këtë të martë, ku Chelsea do të synojë një përmbysje.