Liverpool i jep leksion Chelseas dhe mban distancën në kreun e Premierligës - NACIONALE

Liverpool i jep leksion Chelseas dhe mban distancën në kreun e Premierligës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shkëlqyer në “Anfield” ndaj Chelseas për ta ngritur edhe më shumë distancën në kreun e Premierligës.

“Reds” triumfuan me rezultat bindës 4:1, sfidë që e dominuan nga minuta e parë.

Liverpool e nisi shumë më mirë duke rrezikuar dy herë me sulmuesin Darwin Nunez, por që dështoi të shënonte nga afërsia.

Mirëpo, ishte sulmuesi Diogo Jota që kaloi Liverpoolin në epërsi pasi dribloi për mrekulli brenda zonës (23’).

Ndërsa talenti Conor Bardley dyfishoi epërsinë pas një tjetër aksioni, duke realizuar nga një pozitë aspak e favorshme (39’).

Liverpool kishte edhe rastin e artë që ta shënonte edhe golin e tretë mirëpo që Darwin Nunez dështoi nga pika e bardhë.

Megjithatë, për golin e tretë u përkujdes mesfushori Dominik Szoboszlai duke realizuar me kokë pas harkimit të Bradley (65’).

Chelsea tentoi të këndellet duke e ngushtuar epërsinë me Christopher Nkunku që realizoi një gol të bukur (71’), por kjo ishte e tëra që mund të bënin.

Në fakt, tetë minuta më vonë Liverpool e vulosi fitoren bindëse me Luis Diaz që shënoi lehtë nga afërsia pas asistimit të Nunezit (79’).

Me këtë triumf, Liverpool ikën plus pesë në Premierligë me 51 pikë derisa Chelsea renditet në pozitën e 10-të me 31 sosh.

Lajme të ngjashme