Liverpool gjen pasuesin e Salahut, ia mësyn Karim Adeyemit - NACIONALE

Liverpool gjen pasuesin e Salahut, ia mësyn Karim Adeyemit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli është duke e vëzhguar nga afër sulmuesin Karim Adeyemi dhe e shohin atë si zëvendësues afatgjatë i Mohamed Salah.

32-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe bisedimet për një rinovim duket se nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, andaj ekziston mundësia të përshëndeten në qershor.

Liga Saudite që sa kohë e ka prioritet afrimin e Salahut, i cili gjithashtu nuk do ta refuzonte shansin të luajë në një shtet mysliman.

Sipas “Sky Sports Deutschland”, Adeyemi po vlerësohet nga Liverpooli si pasuesi potencial i Salahut.

Adeyemi ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe dhuruar pesë asistime në tetë ndeshje, prandaj forma e tij nuk ka qenë e pavërejtur, me Liverpoolin si një nga klubet që po e vëzhgon nga afër.

22-vjeçari aktualisht po shërohet nga një lëndim muskulor, edhe pse disa klube janë larguar nga gara shkaku i probleme të vazhdueshme me lëndime.

Përpos Liverpoolit, interesim për lojtarin ka edhe skuadra e Juventusit që tentoi ta transferonte në verën e kaluar, mirëpo që Dortmundi refuzoi ta shiste.

Së fundmi, Adeyemi ishte i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, duke shënuar het-trik në pjesën e parë në fitoren 7:1 ndaj Celticut.

Lajme të ngjashme