Liverpool fiton sfidën e vështirë ndaj Tottenhamit - NACIONALE

Liverpool fiton sfidën e vështirë ndaj Tottenhamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe të vështirë në udhëtim te Tottenham, në kuadër të derbit të xhiros së 15-të në Premierligë.

"Reds" dominuan shumicën e kohës duke fituar në fund me rezultat të ngushtë 1:2.

Liverpool e nisi mjaftë mirë duke rrezikuar fillimisht përmes Darëin Nunez, që dështoi nga afërsia.

Sidoqoftë, uruguaiani pastaj asistoi për mrekulli te Mohamed Salah, i cili la të shtangur Roberto Firminon për t'i dhënë epërsinë mysafirëve (11').

Dominimi i Liverpoolit vazhdoi edhe në minutat e mbetur, me egjiptianin që dyfishoi pastaj epërsinë përmes një parabole të bukur (40').

Në pjesën e dytë, Tottenham e nisi mjaftë furishëm duke pasur raste të shumta përmes Dier dhe Ivan Perisic, me këtë të fundit goditi traversën.

Sidoqoftë, ishte qendërsulmuesi Harry Kane që u asistua nga Dejan Kulusevski duke realizuar nga një pozitë jo e favorshme për të ngushtuar epërsinë (70').

Perisic pastaj për mrekulli gjeti Clement Lenglet, por ky i fundit dështoi nga afërsia.

Një tjetër rast që vlen të ceket ishte ai i Nunez, që goditi traversën (83').

Kështu, Liverpool me këtë fitore ngritët në pozitën e tetë në tabelë me 19 pikë të mbledhura, derisa Tottenham vazhdon të jetë në pozitën e katërt me 26 sosh.

Në xhiron e radhës, "Reds" do ta mirëpresin Southamptonin, derisa Tottenham do të zhvillojë ndeshjen ndaj Leeds Unitedit.

Lajme të ngjashme