Liverpool fiton me rikthim ndaj West Ham Unitedit - NACIONALE

Liverpool fiton me rikthim ndaj West Ham Unitedit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka triumfuar ndaj West Ham Unitedit për t’u kualifikuar në rrethin e katërt të EFL Cup.

“Reds” ishin të shkëlqyeshëm duke bërë një rikthim nga 0:1 në 5:1.

West Ham United e nisi duke kaluar në epërsi përmes Danny Ings, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë Jarren Quansah shënoi një autogol për t’i dhënë avantazhin “Çekanëve” (21’).

Mirëpo, gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm katër minutave me Diogo Jotan që mori një harkim fantastik nga Federico Chiesa dhe lehtësisht e barazoi rezultatin (25’).

Jota u përkujdes edhe për golin e dytë, duke shënoi me një goditje precize pas asistimit të Curtis Jonesit (49’).

Fitoren e Liverpoolit pastaj e vulosi Mohamed Salah me një tjetër gol të bukur (74’).

Situata për West Hamin veçse u përkeqësua kur Edson Alvarez mori kartonin e dytë, andaj edhe u përjashtua.

Me një lojtar më shumë skuadra e Slot dominoi edhe më tepër duke realizuar edhe dy gola tjerë në fund. Ishte Cody Gakpo që shënoi dy herë për tre minuta (90', 90+3').

Liverpooli tani i bashkohet gjigantëve të tjerë anglezë në rrethin tjetër kualifikues dhe mbetet të shihet me kë do të përballet pas shortit.

Lajme të ngjashme