Liverpool fiton me mund ndaj Sheffield Unitedit - NACIONALE

Liverpool fiton me mund ndaj Sheffield Unitedit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Sheffield Unitedi, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

"Reds" ishin më të mirë nga fillimi për të fituar në fund me rezultat 0:2.

Mysafirët e nisën shumë mirë duke rrezikuar disa herë me aksione të shpejta, por që nuk i finalizuan.

Ishte Virgil van Dijk që realizoi me kokë pas një harkimi fantastik të Trent Alexander-Arnold nga këndi (37’).

Mo Salah gjithashtu kishte një mundësi të mirë pasi rrëmbeu një top në mbrojtje, mirëpo Foderingham bëri një super pritje që t’ia mohojë golin.

"Reds" fitoren e vulosën në minutat shtesë me Dominik Szoboszlai që realizoi gol fantastik pas një pasimi të Darwin Nunezit (90+4').

Tani, Liverpool renditet në pozitën e dytë në tabelë me 34 pikë, dy më pak se lideri Arsenal derisa Sheffield United qëndron në fund me vetëm pesë pikë.

Në xhiron e radhës, Liverpool është mysafir i Crystal Palace derisa Sheffield Unitedi do ta pres Brentfordin.

Lajme të ngjashme