Liverpool dhe Arsenal “pajtohen” me nga një pikë
Liverpool dhe Arsenal kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 18-të në Premierligë.
Edhe pse të dy gjigantët anglezë kishin mundësi shënimi, rezultati përfundimtar rezultoi të jetë 1:1.
Arsenali e nisi fuqishëm duke kaluar në epërsi pas katër minutave lojë, me një gol me kokë të mbrojtësit Gabriel që u asistua nga kapiteni Odegaard.
Liverpool u përgjigj shpejtë, përmes Mo Salah që realizoi një eurogol pas një asistimi fantastik të mbrojtësit Alexander Arnold (29’).
Liverpool ishte më kërkuese në shumicën e minutave por larg finalizimit të aksioneve.
Rasti më i mirë ishte i mbrojtësit anglez që mori një pasim fantastik nga Salah, por dështoi të shënonte përballë Rayas duke goditur traversën.
Arsenal qëndron në krye me 40 pikë të mbledhura me Liverpool që vazhdon ta ndjekë, si pozitë e dytë me 39 sosh aq sa ka edhe Aston Villa në pozitën e tretë.