Liverpool dhe Arsenal në garë për talentin brazilian - NACIONALE

Liverpool dhe Arsenal në garë për talentin brazilian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool do të bëjë një tjetër përpjekje për talentin brazilian Andre gjatë janarit, por do t’iu duhet të garojnë me Arsenalin.

“Reds” kanë shprehur interesim për lojtarin që nga vera, pasi e shihnin si adekuati për të nisur rindërtimin pas largimit të mesfushorëve si Fabinho, Jordan Henderson, James Milner dhe Naby Keita.

Në korrik, Liverpool ofroi 30 milionë euro për 22-vjeçarin, që u refuzua menjëherë nga Fluminese të cilët nuk donin ta shisnin lojtarin në mesin e sezonit brazilian.

Por, tani Fluminese e ka pranuar se mesfushori në janar do të largohet dhe destinacioni favorit mbetet “Anfieldi”.

Andre bëri një paraqitje mahnitese për Fluminesen në finalen e Copa Libertadores ndaj Boca Junior, që ishte trofeu i parë për skuadrën braziliane në histori.

Sidoqoftë, “Globo” raporton se përpos Liverpoolit në garë ndodhet edhe Arsenali.

Arsenal ka pasur disa lëndime këtë sezon si Thomas Partey dhe Martin Odegaard andaj do të tentojnë ta bindin brazilianin që të vjen dhe të luftojë për formacionin bazë.

Ndërkohë, edhe Fulham mund të bëjë një përpjekje por vetëm nëse Bayern Munich provon transferimin e Joao Palhinhas gjatë janarit.

Portugezi kishte udhëtuar për në Gjermani që ta kompletojë transfeirmin në verë mirëpo marrëveshja dështoi shkaku që klubi anglez s’gjeti zëvendësues.

Lajme të ngjashme