Shorti i Ligës së Konferencës: Ballkani në Grupin G, i shmang klubet e mëdha - NACIONALE

Shorti i Ligës së Konferencës: Ballkani në Grupin G, i shmang klubet e mëdha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kur do të luajë Ballkani në grupe?

Ende nuk janë caktuar datat e ndeshjeve dhe nuk pritet deri nesër, por Ballkani tashmë e di se më kë do të përballet dhe kur përafërsisht.

Ndeshjet e fazës grupore do të zhvillohet nga 8 shtatori deri më 3 nëntor.

Kampioni i Kosovës do të përballet nga dy herë, në shtëpi dhe në udhëtim, me secilin prej tre kundërshtarëve të vet në përpjekje për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve.

Fituesit e grupeve kalojnë në mesin e 16 më të mirëve, ndërsa vendet e dyta në rrethin e nokautit në play-off, ku do të përballen me vendet e treta të Ligës së Evropës për një vend në rrethin e 16 më të mirëve.


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani përballë klubit nga Rumania, shtetit që s'e njeh Kosovën

Ndër kundërshtarët më të cilët do të përballet Ballkani në këtë fazë të garës është edhe kampioni i Rumanisë, Cluj, shteti i cili s'e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ballkani do të udhëtojë drejt Rumanisë dhe do ta presë Clujin në Prishtinë në dy përballjet mes vete në grupin G.


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani i shmangi favoritët si Villarreall, West Ham etj, këto janë grupet e plota

Kampionit të Kosovës Ballkanit i buzëqeshi fati në short, pasi i shmangi grupet e vështira si A, B dhe C, ku bëjnë pjesë klube të fuqishme si Villarreallit i Spanjës, West Hami i Anglisë, Fiorentina e Italisë apo Istanbul Basaksehir i Turqisë.

Këto janë grupet e plota:


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani në Grupin G

Ballkani është pjesë e Grupit G



Kampioni i Kosovës do të përballet me Slavia Praha, Cluj dhe Sivasspor


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani i shmang grupet e forta

Ballkani i ka shmangur grupet e forta ku bëjnë pjesë klube të mëdha si West Ham, Villarreall, Fiorentina etj.


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani nuk mund të jetë në Grupin D

Ballkani nuk do të jetë pjesë e Grupit D, pasi atij i prin Partizani i Serbisë.

Aty bën pjesë edhe Koln dhe Nice, prandaj klubi gjerman dhe ai francez nuk do të përballen me Ballkanin si pasojë.


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mësohen bartësit e grupeve

Istanbul Basaksehir është bartës i grupit A

West Hami bartës i grupit B

Villarrealit bartë i grupit C

Partizani bartës i grupit D

Alkmmar bartës i grupit E

Gent bartës i grupit F

Slavia bartës i grupit G

Baseli bartës i grupit H


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani nuk mund të jetë në grup më klubet serbe

Ballkani nuk do të mundë të jetë në një grup me asnjë klub serb, për shkaqe politike.

Partizani është klubi i vetëm serb në fazën e grupeve të këtij edicioni të garës.


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kur zhvillohen ndeshjet e fazës grupore?

Ndeshjet e fazës grupore do të zhvillohen nga 8 shtatori deri më 3 nëntor.

Ballkani do t'i zhvillojë gjashtë ndeshje gjatë kësaj kohe, tri në Fadil Vokrri në Prishtinë dhe tri të tjera në udhëtim varësisht se kush do të jenë kundërshtarët e tij.


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani shkroi historinë e futbollit kosovar në Evropë

Asnjë klub kosovar nuk ka arritur të marrë pjesë në njërën prej tri garave të UEFA-s, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës apo Ligën e Konferencës, pas pranimit të vendit në shtëpinë e futbollit evropian.

Më së largu që një klub kosovar kishte arritur deri sivjet ishte rrethi i tretë kualifikues i Ligës së Konferencës.

Ballkani ia doli ta bëjë këtë në tentimin e parë, pasi asnjëherë më parë nuk kishte marrë pjesë në kualifikime për një garë evropiane.


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këto janë vazot


3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani në vazon e katërt

Ballkani është në vazon e katërt dhe kjo nënkupton se klubi nga Suhareka pritet të përballet me kundërshtarë shumë të fortë në fazën grupore.

Skuadra e Ilir Dajës do të përballet me njërën nga këto klube të mëdha, si West Ham, Villarreal, Basel, Az Alkmar, Slavia Prague, Gent apo Istanbul Basaksehir, të cilat janë pjesë të vazos së parë.


Ballkani do t'i mësojë kundërshtarët e vet për sezonin 2022/23 në Ligën e Konferencës, pasi shkroi historinë duke u bërë klubi i parë kosovar që siguron pjesëmarrjen në fazën grupore të një gare evropiane.

Lajme të ngjashme