Lista e klubeve evropiane që përfitojnë më së shumti të holla nga sponsorët e fanellave - NACIONALE

Lista e klubeve evropiane që përfitojnë më së shumti të holla nga sponsorët e fanellave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme Atletico Madrid ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë të re sponsorizimi për fanella. Ajo ka zgjedhur platformën e kriptovalutave Whalefin, duke inkasuar shifra marramendëse nga kjo ujdi. Edhe klube të tjera evropiane po e shqyrtojnë mundësinë që ta ndjekin një rrugë të ngjajshme, duke parë te kompanitë e kriptovalutave një mundësi të volitshme për t'i rriturat të hyrat financiare të tyre. Por, kush janë sponsorët kryesorë të klubeve të mëdha evropiane dhe sa inkasojnë këto të fundit?
Në vazhdim do të përpiqemi që t'u japim përgjigje këtyre pyetjeve.

Atletico Madrid qëkur është në drejtimin e trajnerit Diego Simeone, ka rritur ndjeshëm qoftë rezultatet sportive, edhe ato komerciale në bazë të marrëveshjeve të shumta që ka nënshkruar në harkun e këtyre viteve. Sot, ata njoftuan që kanë rënë darkod sponsorizimi pesë vjeçar me platformën e kriptovalutave Whalefin.

Nga kjo ujdi klubi spanjoll do të përfitojë 42 milionë euro në vit. Me pak fjalë, klubi nga Wanda Metropolitano ka rritur trefish inkasimet nga sponsori kryesor, i cili më herët ishte Plus500. Me këta të fundit Atletico Madrid përfitonte afro 15-17 milionë euro në vit.

Megjithatë, klubi madrilen do të përfitojë vetëm 50%-shin e Manchester Cityt.

Por, cilat janë klubet që inkasojnë më së shumti të holla nga sponsorët e fanellave në Evropë?

Klubi anglez i udhëhequr nga sheikët, Manchester City, zë vendin e parë në mesin e klubeve që inkasojnë më së shumti të holla nga marrëveshjet me sponsorët e fanellave. Kampionit të Anglisë në fuqi në arkat e saj çdo vit i shtohen rreth 80 milionë euro nga sponsori Etihad. Sidoqoftë, duhet theksuar fakti që në marrëveshje përfshihet edhe sponsorizimi i stadiumit të klubit.

Menjëherë pason klubi mbretëror, Real Madrid. Falë marrëveshjes me Emirates, ata inkasojnë 70 milionë euro në vit. Kontrata në fjalë skadon në fund të qershorit të këtij viti, por palët tashmë veçse kanë filluar të negociojnë rreth mundësisë së rinovimit të kontratës.

Klubi tjetër që radhitet në mesin e atyre që përfitojnë më së shumti nga këto kontrata është ai parisien [PSG]. Këta të fundit kanë marrëveshje me Accor, e cila është një shoqatë hotilerie, prej më kryesorëve në rrafshin kombëtar francez, por edhe botëror.

Sido që të jetë, gjatë vitit të ardhshëm pritet të ndërpritet një marrëveshje e tillë, me klubin e PSG që mund të nënshkruajë me kompaninë ajrore Qatar Airways, me të cilët negociatat e para raportohet të kenë filluar. Këta të fundit pritet të propozojnë sponsorizimin për PSG në vlerë prej 70 milionë eurove në vit.


Barcelona është klubi tjetër që përfiton një shifër të rëndësishme nga këto kontrata. Klubi katolanas nga sezoni i ardhshëm do të luajë me fanellat ku do të pasqyrohet sigla e Spotify, me të cilët ka arritur një ujdi në vlerë prej 57,5 milionë eurove në vit. Kësaj nëse i shtohen 5 milionë tjera që do të adresohen në ndryshimin e emërtimit të stadiumit, atëherë shifra shkon në 62,5 milionë euro, ku Spotify i ndanë me qëllim që të figurojë edhe emri i saj, ku si përfundim do të quhej Spotify Camp Nou.

Në anën tjetër, Manchester United ka nënshkruar kontratë sponsorizimi me Teamviewer. Me kompaninë që merret me ndërtimin e softwareve, klubi më i trofeshëm me tituj kampioni të Premierligës angleze do të përfitojë 55 milionë euro në vit. Duhet thënë që një shifër e tillë është më e vogël sesa ajo paraprakja me Chevrolet, që paguante 74 milionë euro në vit në arkat e klubit anglez.

I njëjti sponsor i Real Madrid, Emirates, ka raport kontraktual edhe me klubin tjetër anglez, Arsenal. Klubi i 'topçinjve' përfiton 47,5 milionë euro në vit nga kompania ajrore me seli në Dubai.

Lista e klubeve që përfitojnë shumat më të mëdha të hollave në vitnga sponsorët e fanellave

1. Manchester City [Etihad]: 80 milionë euro;
2. Real Madrid - [Emirates] 70 milionë euro;
3. PSG [ALL] - 60 milionë euro;
4. Barcelona [Spotify] - 57,5 milionë euro;
5. Manchester United [Teamviewer] - 55 milionë euro;
6. Arsenal [Emirates] - 47,5 milionë euro;
7. Liverpool [Standard Chartered] - 47,5 milionë euro;
8. Tottenham [AIA] - 47,5 milionë euro;
9. Bayern Munchen [Deutsche Telekom] - 45 milionë euro;
10. Juventus [Jeep] - 45 milionë euro;
11. Chelsea [Three] - 44,5 milionë euro;
12. Atletico Madrid [WhaleFin] - 42 milionë euro

Lajme të ngjashme