Liridon Fetahaj largohet nga Malisheva vetëm disa javë pasi u transferua aty - NACIONALE

Liridon Fetahaj largohet nga Malisheva vetëm disa javë pasi u transferua aty

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollisti Liridon Fetahaj ka njoftuar largimin nga Malisheva, ani pse te kjo skuadër u transferua dy javë më parë.

Malisheva më 23 qershor kompletoi transferimin e Fetahajt, i cili tani ka konfirmuar largimin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Fetahaj ka deklaruar se është larguar nga Malisheva për arsye personale dhe familjare, duke falënderuar presidentin Driton Morina që e ka mirëkuptuar për ndërprerjen e kontratës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Pershendetje te gjitheve

Dua te ju njoftoj qe per arsye personale e familjare kam vendosur te nderprej kontraten me Fc Malisheven, Faleminderit Presidentit Driton Morina qe me ka mirkuptuar.

Klubit i uroj shum suksese metutje”, shkroi ai.

Ndërkohë, tani mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 31-vjeçarit.

Lajme të ngjashme