Liria pranë Superligës, triumfon bindshëm ndaj Ulpianës
Liria e Prizrenit ka shënuar fitore bindëse ndaj Ulpianës në Klinë për t’iu afruar gjithnjë e më shumë rikthimit në elitën e futbollit kosovar.
Liria shënoi fitore me rezultat 1:3, sfidë që e dominoi në të gjitha aspektet nga fillimi.
Pas një aksioni shumë të shpejtë Liria kaloi në epërsi me anë të Likaj, që realizoi nga afërsia për të gëzuar tifozët prizrenas.
Dominimi i Lirisë vazhdoi ku iu akordua edhe një 11-metërsh pasi Baftiu u rrëzua brenda zonës, por pastaj VAR-i e anuloi.
Kur askush nuk e priste, Megameno realizoi një gol të bukur vollej pas një harkimi të saktë të Fetahajt nga rivendja këndore (45+6’).
Fitoren e vulosi Beseni me një gol të bukur pas një gabimi amator në mbrojtje (52’).
Liria në fakt shënoi edhe një herë por që u anulua për pozitë jashtë loje.
E tëra që arriti të bënte Ulpiana ishte goli i nderit i realizuar nga Emini, dy minuta pa përfunduar koha e rregullt (88').
Kësisoj, Liria shënon fitore dhe tani i duhet ta mposht pozitën e tetë të Superligës së Kosovës për t’u rikthyer në elitë.
Kujtojmë, nesër do të mësohet se cila skuadër do të jetë në barazh ndaj Lirisë, pra Ferizaji apo Trepça ’89.