Liria e Prizrenit rikthehet në Superligë pas katër viteve, e mposht në penallti Ferizajn - NACIONALE

Liria e Prizrenit rikthehet në Superligë pas katër viteve, e mposht në penallti Ferizajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liria e Prizrenit ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës pas katër viteve duke mposhtur në barazh Ferizajn pas ekzekutimit të penalltive (3:0).

Ndeshja ishte interesante nga minuta e parë me dy skuadrat që kërkonin ta gjenin golin, por që assesi s’ia dolën me rezultatin përfundimtar pas 90 minutave dhe kohës shtesë që rezultoi të jetë 0:0

Liria e nisi më mirë me anë të disa aksioneve të shpejta, ku provonin të realizonin me anë të Fetahaj, por që s’ia doli t’i finalizonte.

Ndërsa, Ferizaj u tregua më e mirë në pjesën e dytë dhe vazhdimet por sërish shumë larg finalizimit.

Në fakt, Ferizaj arriti të shënojë një gol në vazhdime mirëpo pas rishikimit të VAR-it u anulua për pozitë jashtë loje.

Kësisoj pas 120 minutave lojë, fituesi u vulos nga pika e bardhë, ku më të saktë u treguan skuadra nga Prizreni.

Drilon Hodaj ishte heroi për Lirinë e Prizrenit duke pritur penalltitë Betim Haxhimuses dhe Kenan Orana derisa Astrit Fazliu gjuajti jashtë portës.

Në anën tjetër Ferizaj shënoi me anë të Bledi Memaj, Ardit Topallaj dhe Dardan Jashari, derisa Astrit Berisha nuk ishte i saktë.

Lajme të ngjashme