Liria e Prizrenit bie matematikisht nga Superliga e Kosovës
Liria e Prizrenit që u inkuadrua në elitën e futbollit kosovar në këtë sezon, tashmë edhe matematikisht ka rënë nga Superliga e Kosovës, gjashtë xhiro pa përfunduar kampionati.
Barazimi në Prizren ndaj Dukagjinit të Klinës e konfirmoi largimin nga elita, me skuadrën që dikur ishte një nga më të mirat në Kosovë, e sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë.
U futën në Superligë pas katër vitesh mungesë, duke filluar knaqshëm kampionatin, ku në pesë xhirot e para grumbulluan gjashtë pikë, por tani kur janë zhvilluar 30 xhiro kanë grumbulluar vetëm 11 pikë, pra pesë pikë të tjera për plotë 25 javët në vazhdim.
Sezoni i tyre ishte me shumë probleme, me tifozët që shprehen disa herë pakënaqësitë ndaj futbollistëve në fushë, duke i mbajtur përgjegjës, por asgjë nuk ndryshoi.
Kur kanë mbetur edhe gjastë xhiro deri në përfundi, ata tashmë janë matematikisht jashtë Superligës së Kosovës, ndërsa rrugës së Lirisë është edhe Fushë Kosova, që rrezikon shumë pasi janë 11 pikë larg vendit që dërgon në play-off e që mbahet nga Feronikeli 74.