Lionel Messi zgjedh golin e preferuar të karrierës - NACIONALE

Lionel Messi zgjedh golin e preferuar të karrierës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lionel Messi e ka zgjedhur golin ndaj Real Madridit në vitin 2011 si favoriti i tërë karrierës.

Argjentinasi fitoi Topin e Artë për herë të tetë falë paraqitjeve të mrekullueshme për kombëtaren e tij drejt triumfit të Kupës së Botës.

Edhe pse ka realizuar 821 gola në karrierë për klube dhe shtetin, Messi është pyetur se cili është goli i preferuar në karrierën e tij.

Pavarësisht shumë opsioneve, si ai goli i famshëm ndaj Real Zaragozas ose goli me kokë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Man Unitedit – Messi preferoi ta zgjedhë atë që shënoi në vitin 2011 ndaj Real Madridit.

Gjithmonë them se golat e veçantë janë gjithnjë të rëndësishëm”.

Të shënoj në finalen e Ligës së Kampionëve, të kem shënuar në finalen e Kupës së Botës... nuk e di. Një gol që gjithmonë më kujtohet është ai ndaj Real Madridit, kur i mposhtëm 2:0 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në Bernabeu”.

Ky gol ishte më shumë se i jashtëzakonshëm, pasi Messi dribloi dy mbrojtës dhe pastaj me një goditje precize e la në “gjumë” legjendën Iker Casillas.

Po këtë vit, Barcelona atë kohë me Pep Guardiolan e fitoi Ligën e Kampionëve, skuadër kjo që vlerësohet si një ndër më të mirat në histori.

Ndërkohë, Messi pastaj e mbylli karrierën në Evropë me 129 gola në Ligën e Kampionëve si dhe katër trofe, duke qenë golashënuesi i dytë prapa Cristiano Ronaldos që numëron 140 sosh.

Lajme të ngjashme