Lionel Messi sërish kandidat për Topin e Artë
Edhe pse po luan në Amerikë, ylli i Inter Miamit Lionel Messi është ndër kandidatët për ta fituar sërish Topin e Artë.
“OddsChecker” ka bërë publike listën e top 10 lojtarëve që po synojnë ta fitojnë trofeun indvidual më të rëndësishëm në botë, ku çuditërisht ndodhet edhe emri i argjentinasit.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë renditet edhe para yllit të Manchester Cityt Erling Haaland, duke qenë momentalisht kandidati i nëntë për këtë trofe.
Jude Bellingham shihet si favorit i padiskutueshëm deri më tani, ku pas tij renditet bashkëlojtar brazilian Vinicius Junior.
Top 10 renditet kështu:
1.Bellingham
2.Vinicius
3.Mbappe
4.Kane
5.Kroos
6.Rodri
7.Foden
8.Wirtz
9.Messi
10.Haaland
L'ordre des favoris au Ballon d'or à l'heure actuelle :
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 9, 2024
1️⃣ 🏴 Bellingham
2️⃣ 🇧🇷 Vinicius Jr
3️⃣ 🇫🇷 Mbappé
4️⃣ 🏴 Kane
5️⃣ 🇩🇪 Kroos
6️⃣ 🇪🇸 Rodri
7️⃣ 🏴 Foden
8️⃣ 🇩🇪 Wirtz
9️⃣ 🇦🇷 Messi
🔟 🇳🇴 Haaland
(OddsChecker) pic.twitter.com/sue3P9Y8X8
Kujtojmë, rolin më të rëndësishëm për këtë trofe do ta luajë Kampionati Evropian “Euro 2024”, ndërsa pas tij është Liga e Kampionëve, me Real Madridin që ka mbërritur deri në finale.
Në rast që Reali e fiton këtë kompeticion, atëherë më gjasë fituesi do të jetë ndërmjet Bellingham dhe Vinicius. Mbappe në anën tjetër mund të kthehet fuqishëm në garë nëse Franca e merr Evropianin.