Lionel Messi rikthehet në stërvitje te PSG
Ylli Lionel Messi i është bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje te Paris Saint-German.
Pasi fitoi Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës, Messi pushoi dhe festoi disa ditë, derisa tani është rikthyer në Paris.
Ishte skuadra franceze PSG që përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", konfirmoi arritjen e kampionit të botës.
Messi u pa duke buzëqeshur, derisa edhe lojtarët e tjerë të PSG-së e uruan për triumfin që arriti shtatë herë fituesi i Topit të Artë.
Welcome back Leo! ❤️💙✨ pic.twitter.com/djdWXq0V0K
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 4, 2023
Gjatë këtij pushimi pas Kupës së Botës, Messi mungoi në dy takime, ku skuadra e drejtuar nga Christophe Galter regjistroi fillimisht fitore ndaj Strasbourg (2:1), derisa në të dytën u mposhten nga Lens (3:1).
PSG aktualisht është në vendin e parë në ligën franceze, por pas disfatës ndaj Lens ka vetëm katër pikë larg të dytit. Përveç Ligue 1, parisienët synojnë edhe Ligën e Kampionëve. Megjithatë, pengesa e parë drejt majës së Evropës nuk është e lehtë, me Messin dhe shokët e tij që në fakt do të përballen me Bayern Munichun në raundin e 16-të.
Në Paris Messi do të gjejë edhe Mbappen, protagonistin tjetër të madh të finales së Katarit 2022. Të dy u përqafuan në fund të ndeshjes dhe tani do të takohen sërish në përpjekje për të sjellë në Paris Ligën e parë të Kampionëve në histori.
Ndërkohë, Messi pritet të rikthehet në fushë me 11 janar në përballjen ndaj Angers.