Lionel Messi mund të vazhdonte me Barcelonën me propozimin e Javier Tebas, por Joan Laporta e refuzoi - NACIONALE

Lionel Messi mund të vazhdonte me Barcelonën me propozimin e Javier Tebas, por Joan Laporta e refuzoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas raportohet se i kishte dhënë një mundësi Barcelonës që ta mbajnë Lionel Messin pas vitit 2021, por katalunasit e refuzuan.

Argjentinasi u detyrua t'i jep fund aventurës 21-vjeçare te Barcelona pasi skuadra blaugranse nuk mund ta regjistrojë kontratën e tij të re.

Me lot në sy në konferencën për shtyp, Messi i patë dhënë fund epokës te Barcelona duke iu bashkuar gjigantit francez, PSG.

Sidoqoftë, ishte një detaj tjetër që nuk ishte zbuluar më parë. Duke u bazuar te libri "Messi kundër Ronaldos, një rivalitet, dy më të mirët", presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte mundësinë e garantuar që t'ia vazhdojë kontratën sulmuesit.

Rregullat e La Liga-s nënkuptojnë se klubet nuk lejohen të regjistrojnë një faturë pagash që tejkalon 70 për qind të të ardhurave të klubit.

Sipas autorëve, presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, kishte sajuar një plan që do të shihte një injeksion masiv parash në të gjithë skuadrën kryesore të Spanjës.

Ai u përpoq të bindte të gjitha ekipet që t'i bashkoheshin një sipërmarrjeje të përbashkët biznesi, nga e cila 10 për qind e aksioneve do t'i shitej firmës së kapitalit privat CVC Capital Partners për shumën kryesore prej 2.7 miliardë euro (2.4 miliardë funte).

Më e rëndësishmja, Tebas i shpjegoi në mënyrë eksplicite Barcelonës se injektimi i parave që do të merrnin do t'i lejonte ata të regjistronin Messin për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, katalunasit, së bashku me rivalët e Real Madridit, të dy refuzuan të regjistroheshin në projekt.

Siç shpjegon libri: “Jo për herë të fundit, Tebas do të zbulonte se interesat e La Ligës nuk përputheshin gjithmonë me ato të klubeve të saj më të mëdha.

“Barcelona dhe Real Madrid të dy e refuzuan propozimin, duke argumentuar se do të hipotekonte të drejtat e tyre televizive për 50 vitet e ardhshme.

“Ditë pasi komiteti ekzekutiv i ligës miratoi marrëveshjen me votim unanim, [presidenti i Real Madridit] Florentino Perez njoftoi se po padit LaLiga, Tebas, CVC Capital dhe drejtorin e fondit.

Kjo vetëm e shtyu marrëveshjen, e cila u ratifikua në dhjetor 2021, megjithëse me tërheqjen e Real Madridit dhe Barcelonës, injektimi i parave të gatshme ra në rreth 2 miliardë euro.

Deri atëherë, Messi ishte detyruar të linte pas futbollin spanjoll, pasi u shfaq si agjent i lirë në kryeqytetin francez.

Efektet afatgjata të vendimit janë ende duke u ndjerë te Barcelona, ​​e cila duhej të kryente gjimnastikë financiare për të regjistruar nënshkrimet e tyre të reja këtë verë.

Ata kanë vuajtur edhe në fushë, me eliminimin nga grupet e klubeve e Ligës së Kampionëve dhe do të përballjen me Manchester United në play-offin e Ligës së Evropës.

Messi, ndërkohë, ka një datë me Bayern Munich kur kompeticionet më të mira evropiane të rifillojnë pas Kupës së Botës.

Lajme të ngjashme